Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

PSG, humbje dhe konflikt/ Kampionët e Francës rrezikojnë titullin, disfata sjell sherr

schedule12:49 - 14 Shkurt, 2026

schedule 12:49 - 14 Shkurt, 2026

Nuk dihet se çfarë po ndodh. Ndoshta sheikët miliarderë të Gjirit Persik janë mërzitur e nuk po shpenzojnë si më parë, apo ndoshta ekipet e tjera po ia marrin dorën, veçse fakti është që Paris SG po kalon një sezon tepër të vështirë.

Kampionia e Francës pësoi një humbje që mund të ketë pasoja, pasi u mposht 3-1 në fushën e rivalit Renë.

E vërteta është që kryeqytetasit sulmuan thuajse gjatë gjithë kohës në stadiumin “Ruazo Park” (Roazhon Park), por epërsia e tyre në mbajtjen e topit nuk dha fryte.



Musa Al Tamari kaloi vendasit në epërsi në 34’ dhe Esteban Lepaul dyfishoi shifrat në 69’ përpara sesa Usman Dembele t’i jepte shpresë PSG-së vetëm pas dy minutave.

Në fund ishte sulmuesi zviceran Brel Embolo, që fiksoi shifrat 3-1.

Diçka nuk shkon te kampionët e Europës dhe të Francës, që kanë pësuar tri humbje, dhe që rrezikojnë të humbasin kreun e renditjes në ligë.

Problemet dolën në sipërfaqe nga përplasja e Dembelesë me trajnerin Luis Enrike.

E përditshmja e kryeqytetit, “Lë Parizië”, boton fjalët e Luis Enrikes që paralajmëron fituesin e Topit të Artë, Dembele, se “asnjë futbollist nuk është më I rëndësishëm sesa skuadra”.

E njëjta linjë edhe nga gazeta prestigjioze, “L’Ekip”, që ka një titull lakonik: Dembele-Luis Enrike, zjarrvënësi dhe zjarrfikësi!

Paris SG ka 51 pikë pas 22 javësh në Ligën e Parë të Francës, ndërsa Lens ka 49 dhe një ndeshje më pak, e mund të dalë në vend të parë nëse fiton sonte në fushën e Paris FC.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!