Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

E fundit! Trajneri i ri te Tirana, merret vendimi për Egbo

schedule20:18 - 24 Dhjetor, 2019

schedule 20:18 - 24 Dhjetor, 2019

Çështja e trajnerit të ri te Tirana duket se do të zgjidhet shumë shpejt. Ilir Daja ishte dëshirë e drejtuesve bardheblu, por me teknikun e Skënderbeut që duket se nuk do të lëvizë nga Korça, Tirana do t’i besojë teknikut Egbo deri në fund të sezonit.

Egbo ka pasur rezultate shumë të mira në krye të bardhebluve, aventurë të cilën e nisi në derbi përballë Partizanit, sfidë të cilën e fitoi me rezultatin 1-2. Më pas, Egbo mori dhe dy fitore të tjera në krye të Tiranës dhe me të në krye të pankinës, fryma në ekip duket e duhura.

Egbo është favoriti kryesor për kreun e pankinës bardheblu dhe me shumë gjasa, klubi kryeqytetas edhe do e konfirmojë në krye të stafit teknik. Egbo në të kaluarën ka drejtuar Bylisin si trajner i parë, ndërsa te Tirana ka qenë prej shumë vitesh si trajner portierësh./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!