Policia e Vlorës, ka identifikuar tre persona të cilët dyshohet se kanë hedhur në treg, kartëmonedha false, duke blerë vazhdimisht me to, në subjekte në ndryshme në qytetin e Vlorës. Kapen 2 prej tyre (vëllezër), punohet për kapjen e bashkëpunëtorit.
Sekuestrohen një sasi e konsiderueshme kartëmonedhash (dollarë) të dyshuara të falsifikuara dhe 4 celularë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, si rezultat i hetimeve intensive të kryera me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, finalizuan operacionin policor të koduar “Fake Cash”.
Nga hetimet u identifikuan 3 shtetas të cilët në bashkëpunim me njërin-tjetrin, kanë hedhur në treg, kartëmonedha false, duke blerë vazhdimisht me to, në subjekte në ndryshme në qytetin e Vlorës.


