Në protestën e opozitës, para Kryeministrisë më 10 shkurt, pati shumë tensione dhe incidente, për shkak të hedhjeve me molotovë dhe përplasjeve me forcat e policisë.
Për shkak të tensioneve dhe të përdorimit të fëmijëve për të shkaktuar tensione, janë proceduar penalisht katër deputetë të opozitës.
Policia e Shtetit ka referuar në Prokurorinë e Tiranë katër deputetët e PD, Belind Këlliçi, Klevis Balliu, Flamur Noka, Luan Baçi, Ervin Minarolli ndërkohë që kjo e fundit do i referojë në SPKA për hetime të mëtejshme.


