Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Avokati Mishetiç: Prokuroria po mundohet t’i largojë provat shfajësuese për Thaçin

schedule10:37 - 11 Shkurt, 2026

schedule 10:37 - 11 Shkurt, 2026

Luka Mishetiç, avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, po vazhdon t’i thotë fjalët përfundimtare në gjyqin e madh në rastin ‘Thaçi dhe të tjerët’.

Gjatë deklaratës së tij, Mishetiç tha se Prokuroria po tenton t’i largojë provat shfajësuese për Thaçin, raporton Klankosova.tv.

“Prokuroria po tenton t’i largojë provat shfajësuese për Thaçin”, deklaroi avokati.



Mishetiq hodhi poshtë provat e paraqitura ku prokuroria pretendon se Thaçi ishte pjesë e “operacioneve të torturave”. Para trupit gjykues, Mishetiç tha se NATO veproi më 1999 ndaj shtetit serb për luftën ndaj Kosovës, megjithëse, sipas avokatit, ZPS po kërkon që të konstatohet se ishte UÇK-ja ajo që po kryente krime.

Po ashtu, avokati përmendi se Milan Milutinoviç nuk u konsiderua penalisht përgjegjës për ngjarjet në Kosovë në vitet 1998-99, pasi siç tha ai, ishte një figurë politike që nuk kishte kontroll efektiv mbi forcat serbe, por shtoi se ZPS po kërkon se Thaçi, si udhëheqës politik i UÇK-së, ‘një grup i armatosur joshtetëror që ekzistonte vetëm prej disa muajsh, kishte kontroll efektiv dhe ishte penalisht përgjegjës’.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!