Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“E vetmja parti që ushtron dhunë”/ Rama: Drejtësi për policët, të dënohen ata që hodhën armë vdekjeprurëse

schedule10:06 - 11 Shkurt, 2026

schedule 10:06 - 11 Shkurt, 2026

Një ditë ditë pas protestës së dhunshme të partisë demokratike, kryeministri Edi Rama publikoi foto nga molotovët e përdorur nga militantët e asaj që e quan forca e vetme politike në Europë që pjesë përbërëse të saj ka kaosin dhe shkatërrimin. Ndërsa kryetarin e saj e krahason më ish presidentin e Zimbabves.

“Këto janë bombat artizanale me të cilat janë sulmuar dhe  djegur e plagosur mbrëmë punonjësit e policisë, nga e vetmja parti politike në botën demokratike që ushtron dhunë dhe e dyta në historinë e botës së tërë – pas asaj të famëkeqit Robert Mugabhe të Zimbabves – që i shkon mbrapa një tetëdhjetë e kusur vjeçari të damkosur e të lajthitur!”

Rama i bën thirrje organeve të drejtësisë të vënë përpara drejtësisë përgjegjësit që plagosën efektivët e policisë.



“Uroj që drejtësia të bëjë drejtësi për policët e plagosur dhe të ndëshkojë pa ngurrim bartësit e këtyre armëve me kapacitet vdekjeprurës!”

Ndërsa opozitës i la takim pranverën e ardhshme, atëherë kur shqiptarët do ti drejtohen sërish kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakët e ardhshëm.

“Sa për fatin politik të këtij cikli të ri jashtënxjerrjesh në bulevard, ai do të shkruhet si zakonisht në zgjedhjet e vitit të ardhshëm me një disfatë ende më shembullore se sa të mëparshmet.”

Ndërsa për mazhorancën rruga është e qartë. Të ecë pa u ndalur në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!