Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Shpërndante foto dhe video me përmbajtje seksuale me të mitur/ Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim 24-vjeçarin

schedule09:12 - 11 Shkurt, 2026

schedule 09:12 - 11 Shkurt, 2026

Prokuroria e Fierit çon për gjykim dosjen e Ilirjan Muçës me akuzën “Pornografia” Hetimi i nisur gjatë vitit 2025 ka përfunduar duke nxjerrë në dritë një skemë të pornografisë me të mitur. Ilirjan Muça, banor i lagjes “Gafur Muço” në Lushnje, është provuar me fakte se zhvillonte pornografi me imazhet e fëmijëve të mitur.

Mes fotove dhe videove te gjetura në pajisjet smartfone në përdorim nga i pandehuri, janë gjetur edhe imazhe të fiksuara direkt nga celularët e tij. Në total prokuroria ka gjetur pas kontrolleve në banesën e tij, 155 materiale pornografike që në objektiv kishin fëmije të moshës 10-12 vjeç.

Përveç materialeve të gjetura nga kontrollet në memorien e telefonave të tij, u gjetën edhe 111 materiale të tjera të publikuara në rrjete sociale nga llogaritë në përdorim të 24-vjeçarit. Ky i fundit rrezikon dy vjet burg sipas Kodit Penal aktual në Shqipëri.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!