Ilir Daja deklaron në “Abc News” se nuk ka ndërmend të largohet nga Skënderbeu, pavarësisht interesimit të Partizanit dhe Tiranës. Trajneri i korçarëve tregoi marrëdhëniet me presidentin Takaj dhe mbrojti sezonin e deritanishëm të ekipit të tij.
Mund të mos jetë njeri i studiove televizive, por intervistat nuk i refuzon. Ilir Daja zgjodhi një lidhje direkte me emisionin “Presing” në Abc News për të sqaruar të ardhmen e tij, ndërsa trajneri i Skënderbeut pëlqehet nga Partizani e Tirana.
Daja tregon sesi shkoi në Korçë, foli për të ardhmen e tij, ndërkohë që në një moment pati edhe një debat me Sulejman Starovën në studio. Trajneri i njohur deklaroi se Skënderbeu luan për të prishur punë, gjë që nuk u pranua nga Daja./abcnews.al