“Thatë diçka që nuk duhej”, Mahrez zbulon dy largime te City

schedule13:41 - 24 Dhjetor, 2019

schedule 13:41 - 24 Dhjetor, 2019

Ryiad Mahrez ka zbuluar pa dashje një largim te Manchester City. Sulmuesi i “Qytetarëve”, së bashku me Benjamin Mendy kanë dhënë një intervistë live për “Sky Sport” dhe ish-lojtari i “Dhelprave” është shprehur së në fund të këtij sezoni do të largohen dy futbollistë.

“David (Silva) dhe Fernandinho”, ka thënë Mahrez, i pyetur se kush do të largohet nga ekipi në fund të sezonit. Mendy, nga ana tjetër i habitur u është drejtuar shokut të skuadrës: “Nuk duhet ta kishit thënë këtë”. Francezi ka buzëqeshur dhe intervista ka vijuar.

Për të mbetur te Fernandinho, ai prej shtatë sezonesh është pjesë e Manchester City dhe po luan rregullisht edhe sivjet. Deri më tani numëron 14 takime si titullar, por është 34 vjeç dhe nuk premton shumë për të ardhmen dhe zgjidhja më e mirë për anglezët është që të mendojnë për lojtarin që do e pasojë brazilianin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!