U bënë 50. Vedat Murqi nuk ka ndërmend të ndalet këtë sezon dhe La Liga e Spanjës po sheh ngjitjen e fortë të një ylli.
Sulmuesi i Kosovës realizoi një tjetër gol, këtë herë në fitoren shtëpiake 4-1 që Majorka arriti ndaj Seviljes, në një duel direkt të luftës për mbijetesë.
Këtë herë u mjaftua me një penallti për 1-0 në 26’, ndërsa vendasit nuk u tronditën nga barazimi I përkohshëm, por vazhduan me ritëm të lartë dhe siguruan suksesin me rrjetat nga Samu Kosta, Sergi Darder dhe Pablo Torre fare në fund.
“Muriqi shkëlqen për Majorkën në fitoren ndaj Seviljes, – shkruan “Marka”, – humbja I lë andaluzianët dy pikë mbi zonën e rënies!”
“Muriqi dhe Majorka nuk kanë mëshirë për Seviljen”, – është postimi I së përditshmes “AS” në FB, me foton kryesore të “Piratit”!
Muriqi tani ka 15 gola këtë edicion të La Ligës, duke qenë në vendin e dytë në renditjen e shënuesve më të mirë, I lënë pas vetëm nga superylli I Realit, Kilian Mbape, që ka 18.
Pra, sulmuesi “dardan” është Këpuca e Argjendtë virtuale, e ndonëse duket e vështirë, nuk është e pamundur që ai të fitojë Këpucën e Artë.
Do të ishte shqiptari I parë që do t’ia dilte në një nga pesë ligat e mëdha të Europës, qoftë nga Shqipëria, nga Kosova, apo nga troje të tjera të banuara nga shqiptarët në Ballkan.
Me 50 gola gjithsej për Majorkën ai vazhdon garën për të qenë shënuesi më I mirë për të gjitha kohët.
Përpara tij janë vetëm Abdon me 59 gola dhe Samuel Eto me 70.


