Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Përmirësohet gjendja e të plagosurit/ 30-vjeçari Sokol Daci vijon i intubuar, por më i stabilizuar

schedule11:13 - 3 Shkurt, 2026

schedule 11:13 - 3 Shkurt, 2026

Pas të shtënave me armë në Lezhë, Sokol Daci 30 vjeç mbeti i plagosur. Ai u transportua te Trauma ku është ende edhe sot duke marrë trajtim mjekësor për shkak të plagëve.

Gazetarja Xhoana Çollaku tha për ABC News, se 30-vjeçari vijon të jetë në Reanimacion, por ditën e sotme ka pasur një reagim të lehtë duke bërë që gjendja e tij shëndetësore të jetë më mirë krahasuar dy ditë më parë.

Megjithatë vijon të jetë nën monitorin intensiv, dhe dyshohet se në trup të ketë marrë pesë plumba.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!