TIRANË- Analisti Ergys Mërtiri tha në “Real Story” se reforma territoriale e pak viteve më parë ka dështuar, sepse nuk u bë në interes të qytetarëve, por të interesave politikës.
“Mua më duket se problemi i madh është që rëndësi që i është dhënë efektit politik, interesave që lidhen me reformën territoriale, e kanë nxjerrë në plan të dytë nevojën që kanë qytetarët.
Pyetja e parë është se pse po ndryshohet. Pse po ribëhet? Kjo do të thotë se ka dështuar e para”, tha ai.
Ai theksoi se territori i vendit është ndarë deri tani në bazë të parimeve elektorale dhe jo të interesave bazike të qytetarëve.
“E para ka dështuar, sepse nuk është parë në funksion të qytetarëve, por në funksion të interesave për të ndarë votat në terren, ku marrim një deputet më shumë apo një më pak.
Qëllimi është ta ndajmë territorin në atë mënyrë, që të marrim më shumë vota”, theksoi ai./abcnews.al


