Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, të zhvilluar ditën e sotme, janë miratuar disa ndryshime në drejtimin e institucioneve dhe strukturave shtetërore.
– Z. Gent Gazheli lirohet nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave dhe emërohet Zëvendësministër i Mjedisit.
– Z. Besmir Beja emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Doganave. Më herët, Beja ka mbajtur detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave.
Ndërkohë, z. Gentian Kerri emërohet Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave. /abcnews.al


