Kryeministri Edi Rama dha një prononcim për mediat pas përfundimit të mbledhjes vjetore të kabinetit qeveritar.
Mes të tjerash Rama u pyet nga gazetarët edhe për shpërblimin ndaj pensionistëve, ndërsa kreu i qeverisë theksoi se për këtë do të ketë një përgjigje konkrete në vijim. Rama tha nesër do të jetë mbledhja e qeverisë, ku do te flitet për këtë çeshtje.
“Nesër kemi mbledhjen e qeverisë do flasim edhe për këte. Cfarë na ka ndodhur na ka bërë më të kujdesshëm do të thosha jo më të frenuar. Ideja ka qenë dhe mbetet që ne të mos cënojmë prioritetet dhe sigurisht pensionitët nuk janë kurrë një kategori që ne mund ta harrojmë. Po nga ana tjetër jemi të kujdeshëm se duka që të jemi të sigurtë 100% që do na duhet ta përballojmë qoftë edhe vetë rindërtimin dhe për këtë do na duhet të presim edhe rezultatet e konferencës së donatorëve dhe të gjithë këtëij procesi agazhimi të partnerëve në mënyrë që të kemi një qartësi sa do jetë barra e përgjithshme dhe sa do jetë barra jonë.Për këtë gjë do komunikojmë në vijim por sigurisht është një pyetje me vend dhe është një shqetësim që unë e kam shumë të qartë”, tha Rama.
I pyetur më tej nëse ka rezerva për punën e ministrave, kryeministri tha: “Unë besoj se kush sheh punën e bërë dhe kur sheh mirë shumë gjëra që janë bërë dhe janë në proces vërtet mendoj se është një punë goxha e madhe. Një nga gjërat që ne duhet ta shohim është komunikimi për këto punë. Cdo ditë ka lajmet dhe ngjarjet e veta që në këtë aspekt nuk mund të fajësoheni, por ne mbase mund të fajësojmë vetem për mosgjetjen e ende të mënyrave të për ta përcuar si duhet informacionin te publiku”.
Po ashtu Rama përblodhi edhe pikat për të cilat është diskutuar në mbledhjen e kabinetit qeverisës:
Objektivi ynë është që brenda pranverës gjithcçka të jetë e nisur dhe brenda e 6 mujorit të parë një pjesë e madhe e atyre që janë në banesa individuale të jenë sistemuar në një shtëpi të re.
Kemi diskutuar për ato që ju i keni parë si 7 priorotete e qeverisjes deri në mbyllje të mandatit. Në janar ne do të kalojmë aktin që u pengua për shkak të gjendjes së emergjencës kundër KCK dhe njëkohësisht do të vijojmë punën me paktin për Universitetin. Në pranverë do jemi në kantier për kampusin e madh të Tiranës.
Energjinë dhe infrastrukturën kemi nisur procedurën për aeroportin e Vlorës. Shumë shpejt do shpallet procedura për rrugën Thumanë-Rrogozhinë. Po punohet dhe besoj se shpejt dlo shpallet procedura për tunelin e Llogarasë, dhe një sërë veprash të tjerash.
Procesi i legalizimeve shpejt kalojmë në Parlament ligjin e ri për tokën, do japim një zgjidhje përfundimtare për ato zona ku nuk ka funksionuar 7501.
Po ashtu kemi një tjetër prioritet të rëndësishëm shërbimet online. Kemi folur se do fillojë të hyjë në proces konkretizimi që në janar. Qytetarët do i bëjnë aplikimet online. Me të renë që të gjitha dokumente që qytetarët duhet ti marrin nga institucione të ndryshme do i garantojë vetë shteti.
E fundi Shengeni rajonal që është një tjetër prioritet./abcnews.al