Numri i të vdekurve nga zjarret që kanë përfshirë dy provinca të Kilit jugor është rritur në të paktën 15. Ndërsa më shumë se 50,000 njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre. Presidenti kilian në largim, Gabriel Boric shpalli gjendje katastrofe natyrore në zonat e prekura.
“Duke pasur parasysh zjarret serioze që po shpërthejnë, kam vendosur të shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore për provincat e Nuble dhe Biobio “, njoftoi kryeministri në largim në rrjetet sociale X.
Sipas agjencisë pyjore të Kilit CONAF, forcat e zjarrfikësve po luftojnë 24 fronte aktive në të gjithë vendin , me shpërthimet më të mëdha që vazhdojnë në Nuble dhe Biobio.


