Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vizat SHBA, reagon qeveria/ Spiropali: Gënjeshtrat e PD, asnjë bllokim vizash. SHBA ndryshime për emigracionin

schedule09:58 - 15 Janar, 2026

schedule 09:58 - 15 Janar, 2026

Qytetarët shqiptarë do vazhdojnë t’i marrin vizat amerikane për qëllime turistike, personale apo vizita pune.

Gjatë udhëtimit për në Kiev, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, konfirmoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë bllokuar lëvizjet për shqiptarët por kanë ndryshuar politikën e imigracionit për lejet e qëndrimit.

“Vendimi i fundit i SHBA-ve nuk ka bllokuar lëvizjen dhe udhëtimin e qytetarëve shqiptarë drejt SHBA-ve. Kurrsesi! Nuk janë bllokuar as vizat për qëllime turistike, studentët, biznesi, vizita te familjarët apo evente të lidhura me punën. Askush nuk ndalohet të udhëtojë dhe të vizitojë si turist, student, qytetar apo edhe zyrtar, por rregullat e Qëndrimit në SHBA do të ndryshojnë në linjë me politikën e tyre të imigracionit. Pra nuk bëhet fjalë për një vendim që targeton Shqipërinë, por për një rishqyrtim lidhur me procesimin e vizave për qëllime imigrimi në SHBA për 75 vende, përfshirë 5 vende të Ballkanit Perëndimor”, tha Spiropali.



Spiropali hodhi poshtë akuzat e opozitës ndërsa nënvizoi se Shqipëria mbetet partneri dhe aleati strategjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Fabula e tyre e çartur shkon aq larg, sa deklarojnë se partnerët tanë historikë dhe strategjikë, e kanë futur Shqipërinë në listën e zezë. E paimagjinueshme! Në fakt, të dyja këto, janë fund e krye trillime politike. Përtej gjithë kësaj tymnaje, një e vërtetë e madhe është e qartë si drita e diellit: Shqipëria ka qenë dhe mbetet aleati dhe partneri strategjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vend mik me të cilin na bashkon një rrugë e gjatë dhe e pandashme vlerash dhe qëllimesh”, shtoi Spiropali.

Spiropali tha se këto ndryshime prekin vetëm ato qytetarë që kërkojnë të emigrojnë përfundimisht dhe vjen si pjesë e masave të administratës amerikane për të kufizuar abuzimet me avantazhet që ofron sistemi amerikan i migracionit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!