Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, avokati i Altin Ndocit, Aldo Shkëmbi, u shpreh se mes Nuredin Dumanit dhe Altin Ndocit ka pasur një konflikt personal, por megjithatë nuk është konkretisht e qartë.
“Për mua skyecc si avokat nuk e quaj provë. Qëllimi im si mbrojtës, fakti që është se kemi një legjislacion të caktuar. Këta shtetas kanë mbajtur dhe rezerva vetë. Erion Alibej në koordinimin me Dumanin ka pasur persona të përfshirë dhe nuk ka akuzë. Sipas deklarimeve të tyre, Ndoci dhe Nuredin Dumani nuk kanë qenë shokë. Por ka pasur një konflikt personal mes tyre dhe akoma nuk ka dalë për çfarë ka qenë. Hakmarrja ligjore që i ka bërë dumani ka qenë fakti që shumicën prej tyre ka dashur ti vrasë”, tha ai.


