Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Peleshi pret në Kuvend ambasadorin e ri të SHBA në Shqipëri: Partneriteti strategjik vijon të forcohet

schedule09:40 - 2 Tetor, 2026

schedule 09:40 - 2 Tetor, 2026

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, priti në Kryesinë e Kuvendit, Ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt.

Kryetari Peleshi i uroi Ambasadorit Wendt mirëseardhjen dhe suksese në detyrën e tij, duke shprehur vlerësimin për marrëdhëniet e veçanta të miqësisë dhe partneritetin strategjik që lidh Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara.

Në këtë kuadër, Kryetari Peleshi theksoi rëndësinë e rolit të Kuvendit të Shqipërisë në thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe në avancimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik Shqipëri–SHBA.



Takimi u zhvillua në frymën e miqësisë dhe bashkëpunimit të ngushtë që karakterizon marrëdhëniet mes dy vendeve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!