Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ice” tërhiqen 6 prokurorë/ Vrasja e gruas në Minnesota, tension për hetimin nga departamenti i drejtësisë

schedule14:38 - 14 Janar, 2026

schedule 14:38 - 14 Janar, 2026

Të paktën gjashtë prokurorë federal në Minnesota kanë dhënë dorëheqjen, pas vrasjes së 37-vjeçares Renee Good më shumë se një javë më parë në Minneapolis.

Mes tyre është edhe Ndihmës Prokurori i Departamentit të Drejtësisë Joe Thompson, teksa organi I akuzës përballet me presion për rastin.

Dorëheqjet vijnë mes tensioneve për mënyrën si qeveria federale po e trajton hetimin.



Departamenti i Drejtësisë i ka ndaluar hetuesit shtetërorë të Minesotës që të marrin pjesë në hetime, ndërsa prokurorët thuhet se u detyruan të hetonin vejushën e viktimës, që ishte e pranishme në vendngjarje, në vend që të ngrinin akuza kundër oficerit të emigracionit dhe doganave. Këto lëvizje, shumë prokurorë karriere, mes tyre edhe të dorëhequrit, i konsideruan si jo të përshtatshme dhe jo etike.

Divizioni i të Drejtave Civile i Departamentit të Drejtësisë u përjashtua nga shqyrtimi i rastit, edhe pse kjo njësi normalisht merret me rastet e përdorimit të forcës.

Në raste të kaluara, ku division ka vepruar shpejt për të hapur hetime për ngjarje që kanë të bëjnë me të shtënat me armë dhe që përfshijnë oficerë të zbatimit të ligjit.

Rasti më i njohur ishte po në Minneapolis, kur Departamenti i Drejtësisë gjatë administratës së parë Trump hapi një hetim për të drejtat civile për vdekjen e George Floyd në vitin 2020 në duart e oficerëve të policisë.

Ligjvënësit demokratë kritikuar largimet, duke i quajtur një humbje të madhe për shtetin dhe sigurinë publike, ndërsa guvernatori Tim Walz ngriti shqetësime në lidhje me presionin politik ndaj zyrtarëve të drejtësisë.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!