Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dënohet babai i kandidates së PSD/ Dha para për votën e vajzës, GJKKO dënon Pandeli Bozhën

schedule18:46 - 13 Janar, 2026

schedule 18:46 - 13 Janar, 2026

Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtorë dhe ka dhënë dënimin për Vladimir Lushkajn dhe Pandeli Bozhën, ky i fundit babai i ish-kandidates për deputete të PSD-së në Fier Limonera Bozha.

Pandeli Bozha, 70-vjec, u gjet fajtor nga Gjykata e Posaçme për veprën penale të “Korrupsionit aktiv në Zgjedhje” dhe u dënua me 1 vit e 6 muaj burgim, por duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, ai ka përfituar uljen e një të tretës së dënimit, togat e zeza në fund vendosën që ai të vendoset në shërbim prove për një periudhë 1 vjeçare.

Edhe Vladimir Lushkaj, u gjet fajtor, po në fund gjykata e posaçme vendosi përjashtimin nga dënimi të të pandehurit Lushkaj.



Babai i kandidates për deputete nën siglën e PSD, Limonera Bozha, u dërgua për gjykim nga SPAK, në qershor të vitit 2025, për korrupsion në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Organi i akuzës arriti të dokumentojë me pamje filmike momentin kur më datë 8 maj 2025,  3 ditë para zgjedhjeve, Buzha shkon në banesën e Lushkajt.

Gjatë takimit, SPAK thotë se 70-vjeçari i ka futur në xhep një shumë parash Vladimir Lushkajt dhe i ka treguar një fletë të ngjashme me atë të votimit, duke i treguar emrin e vajzës së tij, për të cilën i kërkonte edhe votën. Lushkaj u ka dorëzuar oficerëve të policisë gjyqësore kartëmonedhën dhe fletë votimit me të cilin Bozha i kërkoi votën për vajzën, ku sipas organit të akuzës emri i Limonera Bozhës ishte i theksuar me ngjyrë portokalli, prova këto që janë sekuestruar nga SPAK.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!