Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“SHBA do e marrë Groenlandën”/ Ekspertja: Nuk do të ketë luftë. NATO do të mbijetojë dhe do bëhet palë

schedule20:21 - 6 Janar, 2026

schedule 20:21 - 6 Janar, 2026

Ekspertja për marrëdhëniet ndërkombëtare, Juxhina Sotiri, e ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar zhvillimet më të fundit në arenën globale, duke u ndalur te arrestimi i presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro nga SHBA, si edhe te ambiciet amerikane për Groenlandën.

Sotiri theksoi se interesat ekonomike dhe kombëtare po rikthehen fuqishëm në qendër të politikës ndërkombëtare, duke e cilësuar situatën aktuale si një “luftë të hapur ekonomike”, ndërsa përjashtoi mundësinë e një konflikti ushtarak konvencional, duke nënvizuar rolin e NATO-s dhe rëndësinë strategjike të Groenlandës në balancat globale.

“Unë besoj që SHBA do e marrë Groenlandën. Nuk do të ketë një luftë konvencionale. Më duket sikur po jetojmë në një lojë këto ditë. Ai territor atje është shumë i rëndësishme jo vetëm për Amerikën, por për të gjithë ne. Është një luftë e hapur ekonomike. Është një nyje e shkëmbimeve tregtare.



Kemi një ndryshim radikal të Trump, kemi një kthim të fuqishëm të realitetit, ku interesat kombëtare dhe ato ekonomike luajnë të gjithë rolin e marrëdhënieve mes shteteve. Mendoj që NATO do të mbijetojë dhe do të bëhet palë. Në Groenlandë kemi baza të NATO-s dhe të SHBA-së. Mendoj që nuk do të ketë luftë”, tha ekspertja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!