Manchester United është shokuar në takimin kundër Watford në transfertë. Edhe pse “Djajtë e Kuq” janë në formë të shkëlqyer dhe vinin pas tre fitoreve radhazi, janë ndëshkuar nga ekipi që renditet në fund të tabelës në Premier League.
Ka qenë francezi Ismaila Sarr ai që ka shënuar për “Grerëzat”, në minutën e 50-të. Gjuajtja e sulmuesit të Watford ishte pa shumë pretendime dhe topi po shkonte lehtësisht në duart e De Geas. Por pa e kuptuar, gardiani spanjoll i ikën topi nga duart dhe Watford në avantazh. Katër minuta më vonë, kapiteni Deeney shënon golin e dytë për Watford, që është shumë pranë fitores./abcnews.al
Premier League
Watford – Man. United 2-0
Sarr 50′, Deeney (p) 54′
@tjcope De Gea selección!!! pic.twitter.com/R6JqVd58PI
— Colinas (@colinas37) December 22, 2019