Donald Trump është zotuar tashmë se SHBA-të do të drejtojnë Venezuelën derisa të ndodhë një tranzicion. Gjithashtu Trump tha se tashmë populli i Venezuelës është përsëri i lirë.
“Diktatori dhe terroristi Maduro më në fund është zhdukur dhe populli venezuelian është i lirë. Ata janë përsëri të lirë. Ka kaluar shumë kohë për ta, por janë të lirë. Amerika është një komb më i sigurt këtë mëngjes… dhe Hemisfera Perëndimore është tani një vend shumë më i sigurt për të qenë”, u shpreh Trump.
Ndërsa Gjenerali Dan Caine, oficeri më i lartë ushtarak i forcave të armatosura, tha se sulmi amerikan ishte planifikuar për muaj me radhë.


