Nicolas Maduro dhe Zonja e Parë Venezueliane Cilia Flores janë kapur nga trupat amerikane dhe do të përballen me drejtësinë amerikane në një gjykatë të Nju Jorkut.
Por kush është udhëheqësi autoritar i Venezuelës?
Në krye të shtetit prej vitit 2013, Maduro mori pushtetin pas vdekjes se Hugo Chavez, mentorit te tij, një president populist i krahut të majtë.
Nicolas Maduro fillimisht ka punuar si shofer kamioni, me pas u bë udhëheqës sindikate dhe nisi karrierën e tij politike duke shërbyer si ministër i jashtëm dhe zëvendespresidenti i Chavez.
Pas vdekjes se Chavez, ne 2013 Maduro mori presidencën në zgjedhjet e jashtëzakonshme presidenciale, dhe qeverisi me dekret deri në 2015.
Maduro u përball me një ekonomi të shembur, pas marrjes së pushtetit nga vdekja e Chavez. Kontrollet e çmimeve shteruan fondet e shtetit që varen nga nafta, dhe popullariteti i Maduros ishte njëkohësisht në rënie.
Jeta u bë e papërballushme për qytetarët venezuelianë të cilët dolën në protesta të përditshme, të shtypura në mënyrë brutale nga Maduro. Në 2015, opozita tentoi të rrezonte Maduron nëpërmjet një asambleje kombëtare e cila u anulua nga qeveria.
Maduro e mbajti pushtetin nëpërmjet Tribunalit Suprem, Këshillit Kombëtar Zgjedhor dhe ushtrisë.
Mes protestave dhe kontestimit opozitar, Maduro fitoi serish zgjedhjet e 2018, te shpallura te pavlefshme nga opozita dhe një pjese e bashkësisë ndërkombëtare. Ai u betua, mirëpo asambleja kombëtare venezueliane shpalli presidentin e saj Juan Guaido, duke filluar një krizë presidenciale që zgjati gati katër vjet.
Maduro kandidoi për mandatin e tretë në 2024, ku u akuzua sërish për manipulim zgjedhor.
Qeveria amerikane njohu si fitues te zgjedhjeve presidenciale 2024 kandidatin opozitar Edmundo Gonzalez, i cili është arratisur në Spanjë pas fitores së vetëshpallur të Maduros.
Një krizë e dyte politike kombëtare shpërtheu pas njoftimit të qeverisë venezueliane se presidenti aktual Nicolás Maduro fitoi kundër González. Vendet demokratike, përfshirë SHBA-në, shumicën e vendeve evropiane dhe disa vende të Amerikës Latine (si Argjentina, Peruja dhe Uruguai) hodhën poshtë rezultatet zyrtare dhe njohën Gonzálezin si fituesin e zgjedhjeve, ndërsa një numër qeverish autokratike, përfshirë ato të Rusisë , Kinës , Iranit , Koresë së Veriut dhe Kubës , e njohën Maduron si fitues.
Një urdhër arresti u lëshua për Gonzálezin, i cili u akuzua për “uzurpim të funksioneve, falsifikim të dokumenteve publike, nxitje për mosbindje ndaj ligjit, komplot dhe shoqërim”; atij iu dha azil në Spanjë, duke u larguar nga Venezuela më 7 shtator 2024.
SHBA nuk e njohu kurrë Maduron si president legjitim të Venezuelës. Qeveria amerikane e ka akuzuar Maduron si drejtues te karteleve të drogës, të cilëet kontrabandojnë lëndët narkotike drejt tokës amerikane, akuza te cilat Maduro i ka mohuar. Qeveria amerikane ka deklaruar se Maduro nuk ka bashkëpunuar me ta për të ndalur grupet kriminale vendose, e Donald Trump ka shkuar me tej duke e fajësuar për emigracionin venezuelian drejt SHBA dhe lulëzimit të karteleve të drogës në vendin e tij.
Venezuela, një republike presidenciale e bazuar në kushtetute ka funksionuar gjithnjë e më shume si një shtet autoritar nën udhëheqjen e Nicolas Maduro, i akuzuar si minues i institucioneve demokratike.


