Zyrtare! Nuk ka më dilema, Bayern vendos për trajnerin e ri

schedule12:09 - 22 Dhjetor, 2019

schedule 12:09 - 22 Dhjetor, 2019

Bordi drejtues i Bayern Munchen ka vendosur për trajnerin. Tekniku i përkohshëm, Hans Flick, do të qëndrojë deri në fund të sezonit, duke u konfirmuar në krye të pankinës. Me anë të një komunikate zyrtare në faqen e tyre, Bayern konfirmoi qëndrimin e Flick deri në fund të sezonit, si dhe u publikuan fjalët e Rummenigge dhe vetë trajnerit Flick.

Karl-Heinz Rummenigge: “Jemi shumë të lumtur me punën e Hansi Flick. Si trajner, rritja e skuadrës ka qenë shumë e mirë, si në aspektin e cilësisë së lojës, ashtu edhe të rezultateve të arritura. Në fazën e grupeve të Champions League, me gjashtë fitore në gjashtë ndeshje, vendosëm një rekord të ri. I uroj Hansi Flick çdo sukses në emër të gjithë klubit të Bayern”.

Ndërsa trajneri Flick, u shpreh: “Jam i kënaqur që bordi i Bayernit vazhdon të më besojë mua si trajner. Tani rimbushim bateritë dhe të përgatitemi intensivisht për gjysmën e dytë të sezonit. Ne do të përpiqemi të sjellim sa më shumë fitore dhe tituj në Mynih”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!