Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berisha e mbyll 2025 i vetëm/ Rudhet edhe më shumë numri i pjesëmarrësve në “Foltore”

schedule23:13 - 29 Dhjetor, 2025

schedule 23:13 - 29 Dhjetor, 2025

Berisha e mbylli këtë 2025, thuajse i vetëm. Me një grusht militantësh në bulevardin e ftohtë të kryeministrisë. Nga familja, e shoqëroi vetëm dhëndri, nga partia, vetëm Belind Këlliçi, dhe pse ky me disa metra distancë.

Salianji i vetëpërjashtuar nuk i vjen më, kurse i përzgjedhuri Tiku sërish nga sheshi i iku.

Por doktori të gjithë i injoroi, mjaftojnë aq sa kanë mbetur.

“Qëndroni dhe do qëndrojmë në këtë shesh, Sheshin e Lirisë, gjersa nga ajo ndërtesë të shporrim binomin që ka vjedhur dhe ka përçmuar më shumë shqiptarët në tërë historinë tonë kombëtare”

Rama Kurtin e uroi, kurse Berisha për Kurtin kishte vetëm një krahasim, mungoi një urim.

“Kryeministri i Kosovës nuk ka sipërmarrje kopsht si Edi Rama, përkundrazi qeveria atje lufton fort për veprimtarinë më transparente, ndaj edhe zhvillon dy palë zgjedhje brenda një viti, zgjidh çdo krizë, çdo problem në mënyrën më demokratike. “

Protesta kësaj radhe zgjati pak, sa një pjesë ndeshje futbolli. Ndoshta militantët s’kishin marrë masat ndaj të ftohtit, por doktori i paralajmëroi, do jetë dimër i gjatë.

“Miq, ne mbyllim sot protestën tonë për të filluar vitin po me protesta. Edhe njëherë u uroj shqiptarëve kudo që janë gëzuar vitin 2026.”

Edhe këtë vit Berisha e mbyll me pak veta në shesh, me një kontrast i madh i një partie më e madhja opozitare. Por numrat nuk kanë më rëndësi, rëndësi ka që doktori mbetet nr.2 në politikë, dhe nr.1 i pamposhtur në Partinë Demokratike.  Në këtë të fundit. për 35 vjet rresht. Sali Berisha renditet kështu i dyti pas Enver Hoxhes, i cili e mbylli llogarite me këtë jetë, pasi qëndroi në krye të partisë së punës për fiks 40 vjet.

Por shëndeti i Sali Berishës premton thyerje rekordi politik në vitin 2030, kur bota do këtë avancuar aq shume sa do ketë çuar raketa në mars, ndërsa Shqipëria me pak fat do ketë kthyer një faqe të rëndësishme të historisë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!