Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Jokiç thyen tjetër rekord/ Ylli i koshit nga Kolorado, vendimtar në sfidën Denver-Minesota

schedule12:48 - 26 Dhjetor, 2025

schedule 12:48 - 26 Dhjetor, 2025

E kemi thënë që me titujt është deficitar. Nikola Jokiç ka vetëm një kampionat të fituar në NBA, edhe pse është 30 vjeç, dhe prej 4-5 vitesh cilësohet si një nga basketbollistët më të mirë në botë, në mos më I miri.

Tri herë lojtari I sezonit gjithsesi vazhdon me rekordet dhe me shpresën për t’ia dalë këtë herë, e paraqitja e tij në përballjen e fundit ishte për histori.

Kapiteni I Denverit pati meritën kryesore që skuadra nga Kolorado fitoi në shtëpi ndaj Minesotës me shifrat 142-138 pas kohës shtesë, ndonëse kryesoi me 15 pikë epërsi.



Ylli serb shënoi 18 pikë në pesë minutat e kohës shtesë duke vendosur rekordin e ri në NBA, në sezonin e rregullt dhe në plej of.

Rekordin e mëparshëm e mbante talenti I madh I Golden Stejtit, Stef Kërri me 17.

Jokiç e mbylli ndeshjen me 56 pikë, 16 topa në tabela e 15 asiste, pra me tripëll dabëll, për herë të 15-të këtë sezon, duke qenë më I miri I ligës.

Ende mbetet me shpresë për të thyer rekordin e Rasëll Uestbrukut që realizoi 42 të tillë në një edicion të vetëm.

Me 179 tripëll dabëlla në karrierë, Nikola është shumë pranë legjendës Oskar Robertson me 181, që është I dyti në këtë renditje për të gjitha kohët në NBA.

Përballë, Minesotës, kontributi I tij ishte I pamasë, sepse Denverit I mungonin tre nga pesë basketbollistët titullarë.

Bashkë me të, shkëlqeu edhe Xhamal Marrej me 35 pikë, ndërsa kundërshtarit nuk I mjaftuan 44 pikët e Entoni Eduardsit.

Denver është në vendin e tretë në Perëndim me 22 fitore e 8 humbje, jo larg Oklahomës dhe San Antonios.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!