Revolucioni opozitar, kalon online. Pas protestës, Berisha prezantoi librin e farsës, 1500 faqe.
Problemi se libri ka vetëm 1 kopje, të tjerët do duhet ta lexojnë në internet.
“Këtu është libri 1500 faqe. Do e keni onllajn, do e keni onllajn, ju dhe mediat po, onllajn” tha Berisha.
“Sic e tha doktori mund ta aksesoni online, se ishte e pamundur të prodhonim më shumë” shtoi Vokshi
Protesta mbaroi, revolucioni dixhital filloi. E nisi nga Salianji, të cilin nuk e përjashton fizikisht, por vetëm virtualisht.
“Akoma me Salianjin? Ai e ka kaluar linjen e kuqe, une kete se kthej mbrapsht. Jo ska vendim përjashtimi, por veteperjashtim”
Pra, Salianji nuk përjashtohet, por injorohet. Emrin e ka në Kryesi, por nuk do të njoftohet.
Ne statutin e PD nuk ka nën për vetëpërjashtim, por kjo duket të jetë taktika e re e doktorit, të mërzitesh derisa të ikësh vetë.
Vija e kuqe megjithatë mbetet vetëm pragu i selisë, kurse tek bulevardi edhe mund të vijë.
“Secili pjesëmarrjes dje firmosi kontratën për demokracinë, për fitorën, deri në përmbysjen e këtij regjimi”
Numrat e protestës nuk dalin për përmbysjen, ndërsa mbështetja e Salianjit injorohet. Matematika e Berishës edhe për 2025 mbetet te numri dy. Por Berisha duket i lumtur. Dhe kaq mjafton për të./abcnews.al

