SPAK ka sjellë në Gjykatën e Posamce, prova të reja, lidhur me procesin gjyqësor që kanë të bëjnë me tragjedinë e Gërdecit, ku i përfshirë del edhe emri i Shkëlzen Berishës djalit të Sali Berishës.
Gjatë seancës të së martës, SPAK ka paraqitur provat lidhur me këtë proces, duke dorëzuar një Faks të sekuestruar në Ministrinë e Mbrojtes ku ishte vendosur shënimi për Shkëlzen Berishën.
Në dokumentet e SPAK thuhet se në cepin e majtë të këtij faksi, ka qënë i vendosur shënimi “Për Shkëlzen Berishën”.

“Nga kqyrja me sy të lirë e përmbatjes së dokumentit fax të sekuestruar në Ministrinë e Mbrojtjes që është në formatin A4, konstatohet se në cepin e majtë dhe të sipërm të këtij dokumenti është vendosur shënimi ‘Për z.Shkëlzen Berisha’. Ky shkrim nuk është I vendosur me bojë të njomë, por nga kqyrja me sy të lirë duket se ka qenë pjesë e përmbajtjes së dokumentit që është dërguar nga Ministria e Drejtësisë. Gjithashtu, nga këqyrja me sy të lirë vihet re se poshtë shënimit të mësipërm është shkruar me stilolaps shënimi ‘Selimi’”-thuhet në shkresën e dorëzuar në GJKKO nga SPAK. Ky shkim sipas SPAK, ka qënë pjesë e dokumenteve të tjera që janë dërguar me Faks nga Ministria e Drejtësisë për tek Ministria e Mbrojtjes. Tashmë SPAK, po heton lidhjet e Shkëlzen Berishës me këtë Fax, por edhe përmbajtjen se çfarë është shkruar në të dhe që nga Ministria e Drejtësisë i është përcjellë ministrisë së Mbrojtjes.

Ndërkohë Prokuroria e Posacme SPAK, ka kërkuar mes të tjerash edhe pyetjene e dëshmitares Manjola Agolli, sekretare e ish ministrisë të Drejtësisë Aldo Bumci, e cila nuk është gjetur. Pas paraqitjes së provave për Shkëlzen Berishën në procesin e Gërdecit, Gjykata I ka dhënë kohë mbrojes së Fatmir Mediu që të përgatitet për seancën e radhës e cila u caktuar më 14 janar.
Rihapja e çështjes ndaj Mediut u vu në lëvizje pas 12 vitesh me iniciativën e familjes së një prej viktimave të shpërthimit në mars 2008 në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, me 26 humbje jete e qindra të plagosur./abcnews.al

