Armando Sadiku ka shënuar golin e radhës në La Liga 2. Sulmuesi i Malagës ka zhbllokuar ndeshjen kundër Lugos në minutën e 12-të dhe ka kaluar në avantazh ekipin e tij.
Andaluzianët e kanë marrë veten dhe po i largohen zonës së ftohet në divizionin e dytë të futbollit spanjoll. 28-vjeçari tregoi edhe njëherë aftësitë e bomberit dhe devijoi saktë në rrjetë një pasim të portugezit Santos.
Goli i shtatë në kampionat për Sadikun, i cili është golashënuesi më i mirë i Malagës. Si titullar e ka nisur ndeshjen edhe Keidi Bare dhe ekipi i lojtarëve shqiptarë ka hedhur një hap të sigurt drejt fitores së ndeshjes shtëpiake. /abcnews.al
Armando Sadiku scores for Malaga!#Sadiku #Malaga pic.twitter.com/5GDgsT8PZr
— Veronik Istrefaj (@veroniku7) December 21, 2019