Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rrëzohet avioni i ish-pilotit të NASCAR në SHBA, raportohen viktima

schedule10:41 - 19 Dhjetor, 2025

schedule 10:41 - 19 Dhjetor, 2025

Një tragjedi ka ndodhur këtë të enjte në SHBA, ku një avion biznesi me gjashtë persona në bord, i përdorur nga ekipet e NASCAR-it dhe kompani që bëjnë pjesë në listën e famshme “Fortune 500”, është rrëzuar në një aeroport në Karolinën e Veriut, ku ka shpërthyer në flakë.

Associated Press shkruan se avioni Cessna C550 ishte i regjistruar në një kompani të drejtuar nga ish-piloti i NASCAR, Greg Biffle.

Avioni u rrëzua gjatë uljes në Aeroportin Rajonal të Statesville, rreth 72 km në veri të Charlotte.

“Po, mund të konfirmoj se ka viktima,” tha sherifi i qarkut Iredell, Darren Campbell.

Lojtarët e golfit që po luanin pranë aeroportit u tronditën kur panë aksidentin, madje u shtrinë përtokë në klubin Lakewood ndërsa avioni kalonte sipër tyre. Gropa e nëntë u mbulua me mbeturina.

“Ne thamë: ‘Oh Zot! Është shumë poshtë,’” tha Joshua Green nga Mooresville. “Ishte e frikshme.”

Pamjet televizive treguan ekipet e emergjencës duke vrapuar në pistë mes flakëve dhe mbeturinave.

Hetimet po kryhen nga Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit dhe Administrata Federale e Aviacionit. Në momentin e aksidentit kishte reshje të lehta dhe re.

Ky aksident shton numrin e ngjarjeve ajrore në SHBA gjatë vitit 2025, ku janë regjistruar mbi 1 mijë e 300 aksidente, ndërsa vitin e kaluar ishin regjistruar 1 mijë e 482.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!