Formën e ka pasur të shkëlqyer.
Medon Berisha ka qenë padyshim ndër më të mirët tek Leçe, dhe një nga mesfushorët më të vlerësuar në Serinë A, por ndonjëherë futbolli është mizor.
Futbollisti i kombëtares shqiptare pësoi dëmtim në ndeshjen që skuadra e tij, Leçe, e fitoi 1-0 në shtëpi ndaj Pizës në Serinë A, ndonëse lëndimi është më I lehtë sesa u mendua fillimisht.
Mediat puljeze raportojnë për tërheqje, dhe jo për këputje muskulore, diçka që e bën më të shpejtë riaftësimin.
Siç njoftohet, Berisha do të humbasë ndeshjet ndaj Komos në 27 dhjetor dhe kundër Juventusit në 3 janar të vitit të ardhshëm, por pritet që të jetë gati ose përballë Romës në 6 janar, ose maksimumi në duelin e Leçes me Parmën në 11 të muajit të ardhshëm.
Shqiptari 22-vjeçar ka dy gola e tre asiste në 13 duele të këtij sezoni në Serinë A dhe tri herë është shpallur lojtari më i mire i ndeshjes.
Mungesa e tij, qoftë edhe për pak kohë, do të jetë një problem i madh për skuadrën puljeze që lufton për mbijetesë, duke u ndodhur në vendin e 14-të me 16 pikë, vetëm 4 pikë larg zonës që të zbret në Serinë B.

