Policia ka ushtruar kontroll në banesën e 45-vjeçarit Dhimitër Meci, në Labovën e Kryqit Gjirokastër, në kuadër të operacionit policor të koduar “Provat”.
Në banesë u gjetën 2 kallashnikovë dhe një armë zjarri automatike, të dyshuar të trafikuar dhe qindra fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Dhimitër Meci, së bashku me Andrea Brokeri, Fatjon Prendi dhe Petro Theohari u arrestuan, të dyshuar si vrasës me pagesë.
Armët e zjarrit, që u gjetën në banesën e 45-vjeçarit, i ndaluar 2 ditë më parë në Greqi, mbi akuza për vrasje dhe pjesëmarrje në grup kriminal që posedonte armë zjarri, do të dërgohen tek Instituti i Policisë Shkencore për ekspertim teknik./abcnews.al



