Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ligji i ri për koncesionet/ Diskutimet në Kuvend, hiqen propozimet e pakërkuara

schedule14:08 - 9 Dhjetor, 2025

schedule 14:08 - 9 Dhjetor, 2025

Në Komisionin e Ekonomisë po diskutohet projektligji i cili parashikon kufizime të reja dhe më shumë transparencë  për lidhjen e kontratave.

Në ligjin e ri është hequr propozimi i pakërkuar ndërsa ministria e financave do të ketë detyrimin për të analizuar të gjitha kostot dhe përfitimet për buxhetin e shtetit.

Zv.ministrja e Ekonomisë Blerta Rama tha se me këtë ligj synohet më shumë transparencë.

Me ligjin e ri do të hiqenkontratat simbolike me 1 euro dhe do të detyrohen institucionet të bëjnë publike çmimin e ofertës, listën e çmimeve si dhe  informacionin lidhur me kriteret e përzgjedhjes së ofertës si dhe  dokumentet publike.

Reida Kashta tha se të gjitha këto elemente janë të rëndësishme në kuadër të integrimit në BE/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!