Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Veliaj i përgjigjet SPAK/ Avokatët: Gjyqi s’mund të nisë pa u njohur me dosjen

schedule19:15 - 6 Dhjetor, 2025

schedule 19:15 - 6 Dhjetor, 2025

Mbrojtja ligjore e Erjon Veliajt reagoi një ditë pasi SPAK tha se kryebashkiaku i Tiranës i ka marrë të gjitha aktet e dosjes së tij hetimore dhe e akuzoi për shtyrje të pajustifikuara të seancave paraprake. Sipas avokatëve të Veliajt, procesi gjyqësor nuk mund të vijojë pa u garantuar më parë që i pandehuri të jetë njohur me materialet hetimore.
Ata thonë se nuk kanë synim për të zvarritur procesin, por duhet kohë për të lexuar 60 mijë faqe nga dosja e hetimit të Prokurorisë së Posaçme.

“Në asnjë rast mbrojtja nuk ka synuar vonesë. Edhe pse Veliaj nuk ka ende në dispozicion asnjë provë të dosjes, mbrojtja ka punuar për të mos u bërë shkak vonesash.”

Mbrojtësit ligjorë të Veliajt argumentojnë në reagimin e tyre se shkak për shtyrjen e seancave po bëhet dosja voluminoze që kërkon kohë për shqyrtimin e saj.
Për TABELË: “Një i rritur lexon rreth 50 faqe/orë në tekste të thjeshta; në materiale komplekse, ritmi bie në 10–20 faqe/orë. Vetëm për leximin brenda 30 ditëve, do të duheshin 20–40 avokatë me kohë të plotë, pa kryer asnjë detyrë tjetër.”

“Është fakt i njohur në literaturën shkencore se: një i rritur lexon rreth 50 faqe/orë në tekste të thjeshta; në materiale komplekse, ritmi bie në 10–20 faqe/orë. Vetëm për leximin e thjeshtë (jo për analizën juridike) të 60.000 faqeve, brenda 30 ditëve, duke punuar 8 orë në ditë, do të duheshin 20–40 avokatë me kohë të plotë, pa kryer asnjë detyrë tjetër. Një detyrë e tillë është objektivisht e pamundur në çdo sistem drejtësie.”

Më tej avokatët paraqesin edhe shqetësimin se SPAK ka kryer hetime jashtë afateve.

“Prokuroria ka pranuar kryerjen e veprimeve hetimore jashtë afatit formal të hetimit, rrethanë që ngre dyshime legjitime mbi përputhshmërinë e materialeve të prokurorisë me dosjen e depozituar në gjykatë.”

Nga fundi i shtatorit janë shtyrë 8 seanca gjyqësore të shqyrtimit paraprak për dosjen në ngarkim të Erjon Veliajt. Ai ndodhet në paraburgim që prej muajit shkurt dhe akuzohet për pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në 9 episode, shpërdorim detyre, si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli. Seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme pritet të mbahet më 12 dhjetor.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!