Vuçiç në Tiranë: Serbia s’do e njohë Kosovën! Ata janë në fushatë, s’dihet kush do qeverisë

schedule22:10 - 20 Dhjetor, 2019

schedule 22:10 - 20 Dhjetor, 2019

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç minimizoi të premten protestën e Vetëvendosjes dhe thirrjet kundër tij, duke thënë se është mësuar me protesta dhe se kjo është normale në demokraci. Presidenti serb tha se thirrjet nga jashtë nuk do të ndryshojnë as qendrimin e tij dhe as atë të kryeministrit Rama. Nga ana tjetër ai nuk i kurseu deklaratat kundër Kosovës dhe thumboi politikanët, duke thënë se janë ende në vazhdimin e fushatës zgjedhore dhe nuk dihet kush do e formojë Qeverinë.

“I kam çdo ditë para zyrës së Presidentit, edhe kur flet, edhe kur nuk flet për to; në demokraci kjo është normale dhe nuk shoh asnjë problem të veçantë, por kam përshtypjen se ata njerëz janë të kthyer më shumë nga e kaluara. Nuk më bën shumë përshtypje kur dikush mendon se me fyerje mund të ndryshojë qendrimin apo mendimin politik të dikujt. Besoj se nuk mendoni se do të ndryshoj qendrimin tim për shkak të thirrjeve jashtë ose që Edi Rama do ndryshojë qendrimin e tij. Thjesht kjo nuk shkon ashtu. U ndjeva shumë mirë t’iu them sinqerisht, më sollen një çaj shumë të mirë, ishin shumë mikëprites dhe nuk kam çfarë të them për këta njerëz ketu. Mendoj se disa njerëz nuk e kuptojnë realitetin dhe nuk jetojnë as në të tashmen dhe nuk kanë asnjë vizion për të ardhmen, por ky është problem i tyre”, u shpeh ai në konferencën për mediat.

Presidenti i Serbisë u shpreh më tej se “kjo që po bëjnë (mini-shengeni) është vizionare dhe që do i sjelle zhvillime Beogradit, Tiranës dhe Shkupit, më shumë para, standard më të mirë jetese dhe qendrim të njerezve në shtepite e tyre, në mënyrë që të mos ikin jashtë vendit, për të mbushur barkun me bukë”.

Lidhur me qendrimin për Malin e Zi, Presidenti serb tha se kishte biseduar para disa netësh me Presidentit Gjukanovic dhe të shtunën do të flasin hapur.

Unë nuk e fsheh se ata mund ta refuzojnë, çdokush mund ta refuzojë, nuk duhet të lusim askënd, por mendojmë se do ishte miëe, do ishte mirë për Malin e Zi, do ishte mire për të gjithë rajonin. Por të me pyesni pse Bosna dhe Hercegovina, unë mund ta kuptoj kur dikush nga Prishtina thotë se ekzistojne arsye politike, sepse e urrejnë Serbine, sepse Serbia nuk do ta njohë Kosoven… nuk mund ta arsyetoj, por mund ta kuptoj se gjendeni në vazhdimin e fushatës zgjedhore dhe nuk je i sigurt se kush do ta formojë qeverinë dhe ta interpretojë në këtë mënyrë. Por nuk është mirë kur silleni si i orientuar nga partia dhe nuk kujdeseni për interesat, siç e thoni ju të Vendit, siç e themi ne të Organeve Krahinore të Qeverisjes; si të doni quajeni, por këto janë interesa më të mëdha se interesat e partisë”, u shpreh Presidenti serb, raporton abcnews.al.

Ai më tej u tha se është i kënaqur nga bisedimet e deritanishme. “Unë jam i kënaqur, dhe më besoni se i kam llogaritur shumë mirë interesat serbe. Unë e respektoj rajonin por puna ime është të kujdesem për interesat e Serbisë dhe me besoni i kam llogaritur mirë, të gjitha”.

Lidhur me refuzimin e Bosnjë-Hercegovinës, Vuçiç tha se nëse dikujt i vjen mbarë kjo iniciative ajo është Bosnja dhe Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut. Por i vjen shumë për mbarë edhe Serbise, Shqiperise dhe Malit te Zi.

Këto deklarata Presidenti i Serbisë i bëri nga hotel Rogner, në një konferencë për gazetarët, pas takimit me me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!