Një 39-vjeçar u arrestua në Vaun e Dejës, në kuadër të operacionit policor të koduar “STAJKA”.
Alfred Palushi u vu në pranga pasi përshtati lokalin e tij për përdorim droge dhe lojëra fati.
Gjatë kontrollit në lokalin në fshatin Stajkë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike kanabis, një valixhe me çipsa pokeri dhe letra bixhozi, të cilat përdoren për lojëra fati.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së Palushit, shërbimet e Policisë gjetën edhe një sasi tjetër lënde narkotike kanabis, fara të dyshuara kanabis dhe një mjet prerës (thikë).
Operacioni u finalizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”./abcnews.al

