Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sulmet ndaj anijeve në Detin e Zi/ Ankaraja thërret ambasadorët e Ukrainës dhe Rusisë në bisedime

schedule17:37 - 4 Dhjetor, 2025

schedule 17:37 - 4 Dhjetor, 2025

Turqia ka thirrur ambasadorin e Ukrainës dhe të ngarkuarin me punë të Rusisë  Ministrinë e Jashtme turke për të përcjellë shqetësimet e saj në lidhje me sulmet ndaj anijeve të lidhura me Rusinë brenda zonës së saj ekskluzive ekonomike në Detin e Zi.

Zëvendësministri i Jashtëm Beris Ekinci tha se situata është shumë serioze.

“Ne kemi qenë dëshmitarë të një përshkallëzimi shumë serioz në javët e fundit në luftën Rusi-Ukrainë me sulme nga të dyja palët. Dhe së fundmi, ka pasur disa sulme në Detin e Zi brenda Zonës sonë Ekskluzive Ekonomike”, tha më tej ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!