Një person nga Lezha është ndaluar nga policia ne lidhje me vrasjen e biznesmenit Edmond Mehalla, i njohur edhe si Edmond Hyka ne Elbasan. Naldo Gjini u ndalua nga policia në Lezhë dhe më pas iu përcoll për veprime hetimore policisë së Elbasanit, pasi ka rezultuar se ka përdorur makinën e autorëve.
Eksperti Ervin Karamuço në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News tha se organizimi i autorëve sipas të dhënave kanë qenë i shpejtë dhe jo i planifikuar.
Gjithashtu tha se nga hetimet ka dyshime se personi i ndaluar mund të ketë luajtur rolin e negociatorit mes palëve.
“Dyshohet se kemi të bëjmë një konflikt për pazare të prishura që kanë sjellë përplasje me një grup në zonën e Kurbinit. Grupi kriminal, me sa dyshon policia, duket se ka ngarkuar personin për të kryer atentatin kur gjërat kanë shkuar keq. Por hetimet vijojnë ende. Dhe gjithçka do të zbardhet shumë shpejt.Nga hetimet që janë bërë duhen parë rolet e bashkëpunëtorëve të përfshirë që mund të jenë edhe pjesë e kompanisë së viktimës apo Elbasan, nuk mund të flasim para kohe”,tha mes të tjerash ai.
/abcnews.al/

