Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Medon Berisha, sërish më i miri/ Ylli kuqezi është shpallur 3 herë lojtari i ndeshjes në Serinë A

schedule12:33 - 1 Dhjetor, 2025

schedule 12:33 - 1 Dhjetor, 2025

E kemi thënë se jo më kot e kanë bërë edhe kapiten.

Një shqiptar 22-vjeçar si Medon Berisha po bëhet gjithnjë e më i shkëlqyer në Serinë A italiane, pra në njërën prej pesë ligave më të forta të Europës dhe të botës.

Në ndeshjen e kësaj të diele, mesfushori i ri kuqezi meritoi sërish çmimin e Lojtarit të Ndeshjes për kontributin në fitoren 2-1 të Leçes kundër Torinos.

Dy asiste, të ndryshëm dhe të bukur, ndihmuan që puljezët të merrnin epërsinë 2-0, dhe pastaj të rezistonin rikthimin e skuadrës “granata”, me gol, por për fatin e Berishës dhe të Ylber Ramadanit, me penalltinë e humbur nga ylli tjetër I Shqipërisë, Kristian Asllani.

Ky ishte çmimi i tretë i lojtarit të ndeshjes për Medonin këtë sezon të Serisë A.

Më parë i ndodhi dy sfida radhazi, në 2 dhe në 8 nëntor, në përballjet Fiorentina-Leçe ku shënoi golin e fitores, dhe në sfidën Leçe-Verona që përfundoi 0-0.

Shqiptari i ri është në po atë nivel si portieri I Milanit, Menja apo ylli i Juventusit, Jildiz.

Vetëm dy futbollistë të Serisë A e kanë fituar më shumë çmimin e lojtarit të ndeshjes se ai, argjentinasi Paz Martinez I Komos dhe Angisa I Napolit, nga pesë herë.

Me dy gola dhe tre asistë, por sidomos me personalitetin dhe praninë në fushë, Berisha ka qenë padyshim më I miri I skuadrës në elitën italiane deri tani.

Po ashtu, falë klasit që e ka me shumicë, e që më siguri do ta ngjisë në nivele të tjera në të ardhmen, pra ai mund të veshë fanelën e ndonjë skuadre gjigande në Serinë A, apo në ligat e tjera të mëdha europiane si La Liga e Spanjës, Premier Liga e Anglisë, apo Bundesliga gjermane.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!