Jo më kot cilësohet një nga legjendat më të mëdha.
Po ashtu, jo më kot ëndërron ta cilësojnë si më të mirin e të gjitha kohëve.
Kristiano Ronaldo është një profesionist I ajkës më të lartë të elitës së sportit botëror dhe këtë e tregon edhe me golat e shënuar me atë këmbë që cilësohet “e keqja”.
Për CR7 kjo është e majta.
I njohur si goditës me të djathtën, superylli portugez ka 614 rrjeta të shënuara me të, ndërsa me të majtën gjithashtu është shumë lart në renditjen e të gjitha kohëve.
Statistikat thonë se ylli 40-vjeçar ka 182 gola gjithsej me këtë gjymtyrë, duke qenë në vendin e pestë në histori.
I pari është padyshim madhëria e tij, Lionel Mesi, që është “sallaks I lindur”.
Kampioni I botës numëron plot 752 herë që ka shënuar me të majtën, por ata që vijnë më pas nuk janë shumë lart Ronaldos.
Kristiano ndjek brazilianin Hulk që është I dyti me 258, pastaj Mohamed Salah me 243 dhe 191 nga Antuan Grizman.
Pra, portugezi është shumë pranë francezit, edhe pse do ta ketë të vështirë të ngjitet në podium.

