TIRANË- Shqipëria kremton këtë të premte 113-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Festa kuq e zi ndihet ngado, ndërsa kryeqendra festimeve mbetet padyshim Vlora, qyteti simbol që shënjon Ditën së Flamurit.
Analisti Martin Leka, i ftuar në “News Line” u shpreh se Shqipëria ka ndryshuar shumë përgjatë viteve dhe se qytetarët duhet të ndihen krenarë. Ai theksoi se është koha e shqiptarëve dhe ky moment duhet shfrytëzuar më mirë nga të gjithë aktorët.
“Shqipëria ka ndryshuar shumë. Shqipëria ka bërë shumë përpara. Kosova ka bërë shumë përpara, sepse një ndër apekset më të rëndësishme është dhe shpallja e pavarësisë së Kosovës edhe pse padrejtësisht jemi në dy shtete.
Sot mund të themi me plot gojën, që është koha e shqiptarëve. Këto festa ne duhet t’i kthejmë në ditë reflektimi për të gjithë ata gjëra që duhen bërë më mirë si në Shqipëri ashtu dhe në Kosovë. Faktori shqiptar ka filluar të ndihet, ka filluar të jetë dominanat.
Fakti që Shqipëria në shumë aspekte, merret si referencë, sepse jemi shumë afër pranimit me të drejta të plota në BE tregon shumë. Po ashtu dhe populli i Kosovës ka bërë përparime me vendosjen e shtetit ligjor atje dhe shqiptarët ngado kanë të drejtë të krenohen me dy pjesët e ndara të kombit dhe kanë plot gjëra që mund t’i bëjnë më mirë.
Politika duhet të jetë më dinjitoze, më praktike, më e afërt me qytetarin dhe t’i japë zë problemeve madhore që kanë shqiptarët dhe të luftojnë fenomenet negative që e bëjnë çdo lloj demokracie të brishtë”, tha ai.
Ai kritikoi opozitën, duke shtuar se është e papranueshme që Dita e Flamurit të përdoret për propagandë politike.
“Stabiliteti është sepse e kemi një qeveri dominante me vota në parlament dhe situate është e konsolidua., por politikat në përgjithësi janë ende të brishta. Opozita duhet të ishte flamurtare sot. Kryetari i opozitës dhe të tjerët në Ditën e Flamurit flasin për narkotshtet, regjime, për gjëra që kanë 360 ditë të tjera për ti’ thënë këto gjëra. Një ditë si kjo duhet të ishte një ditë feste. Politika e ka gjuhën e drunjtë, të ashpër, të mosmarrëveshjes dhe të moskuptimit.”, shtoi Leka.
Lidhur me sfidat me të cilat duhet të përballet Shqipëria në të ardhmen, Leka thotë se fenomeni, i cili duhet të goditet më shumë mbete korrupsioni. Sipas tij, ky element nëse nuk luftohet sa duhet do na e vështirësojë rrugën drejt BE.
“Korrupsioni është një element i kudo ndodhur, i kudo gjendur edhe në botë, por bota ka mekanizma që e luftojmë atë që në gjenezë. Ky lloj korrupsion duhet të ndalet, sepse fundja janë lekët që iu merren qytetarëve . Korrupsioni është gangrena dhe lufta më e madhe që duhet të bëjë çdo shqiptar dhe organi i drejtësisë. Ai [korrupsioni} na pengon.. nëse na pengon drejt integrimit në BE.”, tha ai./abcnews.al

