Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Gëzuar Pavarësinë e Shqipërisë!”/ Presidentja Osmani mesazh urimi: Kosova e Shqipëria ecin krah për krah. Historia jonë është shkruar me gjak, guxim e besim

schedule09:07 - 28 Nëntor, 2025

schedule 09:07 - 28 Nëntor, 2025

KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka ndarë një mesazh urimi për Ditën e Flamurit. Nëpërmjet reagimit të saj Osmani, uron Pavarësinë e Shqipërisë.

“Dita e Flamurit, e Pavarësisë së Shqipërisë, e lindjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe e daljes së parë publike të UÇK-së, janë katër ngjarje që përbëjnë boshtin e krenarisë sonë kombëtare”, shprehet presidentja Osmani.

Gjithashtu shton se Kosova e Shqipëria ecin krah për krah: dy shtete, një komb, dy flamuj, një zemër.

Mesazhi i plotë:

Dita e Flamurit, e Pavarësisë së Shqipërisë, e lindjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe e daljes së parë publike të UÇK-së, janë katër ngjarje që përbëjnë boshtin e krenarisë sonë kombëtare.

Nga Kruja e Skënderbeut, te Vlora e Ismail Qemalit dhe Prekazi i Jasharajve, historia jonë është shkruar me gjak, guxim dhe besim. Sot, Kosova e Shqipëria ecin krah për krah: dy shtete, një komb, dy flamuj, një zemër.

Gëzuar Ditën e Flamurit!

Gëzuar Pavarësinë e Shqipërisë!

Lavdi Komandantit Adem Jashari dhe të gjithë heronjve, dëshmorëve e martirëve të kombit tonë!

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!