Rreth 763 mijë pensionistë do të përfitojnë shpërblim për festat e fundvitit. Qeveria ka miratuar vendimin për bonusin ku percaktohet se pensionistët me pension deri në 20 mijë do të përfitojnë 15 mijë lekë bonus. Ndërkohë që të gjithë ata të moshuar marin një pension mbi 20 mijë lekë do të përfitojnë një shpërblim në vlerën 10 mijë lekë .Shperndarja për pensionistët nis ne 1 dhjetor sipas datave që tërheqin pensionin dhe kanë afat deri në fund të muajit qershor.Ndërkohë ata persona që e tërheqin pensionin në bankë shpërblimi do tu kalojë automatikisht në llogari.
Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, llogariten në shumën 10.4 miliardë lekë
Sipas këtij vendimi, nga shpërblimi i parashikuar mbi 640 mijë janë pensionistë në pension pleqërie dhe 2,322 në pension social, 65,232 persona në pension invaliditeti dhe 48,087 persona në pension familjar
Ndërkohë që duke nisur nga janari i vitit të ardhshëm qeveria parashikon një rishikim të skemës së pensioneve duke bërë rritje të vecanta sipas kategorive./abcnews.al

