Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vodhi para e sende me vlerë në disa biznese, arrestohet 27-vjeçari në Shijak

schedule09:57 - 25 Nëntor, 2025

schedule 09:57 - 25 Nëntor, 2025

SHIJAK- Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia për vjedhje në disa biznese. Pas hetimeve janë zbardhur dhe dokumentuar tre vjedhje në market dhe në dy biznese.

“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas dyshohet të jetë edhe autori i tre vjedhjeve të kryera më herët në biznese të ndryshme në zonën e Shijakut, ku ka vjedhur shuma parash dhe sende me vlerë dhe aksesorë të ndryshëm, në market dhe në dy biznese në fshatrat Borak dhe Xhafzotaj të Shijakut. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të disa rasteve të tjera të vjedhjes që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas. Në cilësinë e provës materiale, këtij shtetasi i janë sekuestruar rrobat e përdorura gjatë kryerjes së vjedhjeve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhje”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!