Deri para pak javësh, e ardhmja e Toby Alderweireld dukej larg Tottenhamit. Mbrojtësi belg ishte në vitin e fundit të kontratës dhe nuk pranonte në asnjë mënyrë rinovimin, duke i kërkuar klubit edhe largimin.
Por, pas largimit të Pochettinos dhe ardhjes së Jose Mourinho në krye të pankinës, situata ka ndryshuar. 30-vjeçari ka vendosur të rinovojë kontratën e tij deri në vitin 2023. Alderweireld shihet si një ndër lojtarët më të rëndësishëm nga ana e Mourinhos, i cili e ka në planet e tij.
Problem mbetet kontrata e mbrojtësit tjetër belg, Jan Vertonghen, i cili nuk është ulur ende të rinovojë. Mbetet për t’u parë nëse Mourinho do të arrijë të bindë edhe mbrojtësin tjetër. Ndërsa sa i takon Eeiksen, danezi duket se e ka vendosur dhe nuk do të rinovojë./abcnews.al
✍️ We are delighted to announce that @AlderweireldTob has signed a new contract with the Club until 2023.
#THFC ⚪️ #COYS— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) December 20, 2019