Nevil Dede, ish-qendërmbrojtësi i Tiranës, është pjesë e panelit të emisionit “Pressing” në ABC News. Trajneri i Shqipërisë U19 komentoi ngjarjet e ndodhura në Superiore këtë javë dhe jo vetëm. Tekniku foli për situatën te Partizani dhe për trajnerin Lerda, i cili u shkarkua pas humbjes në derbi.
“Në verë Lerda goditi disa lojtarë të skuadrës. Sulmuesit e marrë nuk i aktivizoi shumë, kurse Boldor luajti. Pa i parë në fushë lojtarët e Partizanit, nuk mund të them çfarë lojtarësh janë. Trajneri ka punuar me dy standarde. Marrin dy sulmues dhe nuk i fusin. U morën ndoshta edhe për të rinovuar ekipin”.
“Lerda erdhi dhe mendoi se do të merrte rolin e liderit, të bënte personazhin. Në një ekip kampion nuk i sulmon dot lojtarët. Duhet gjetur rruga për të bërë liderin. Ai donte të merrte rolin e të thoshte jam unë mbi këta. Nuk i sulmon dot njerëzit që janë të suksesshëm. Nuk është korrekte të flasim, pasi ka ikur tani. Mund të jetë trajner i mirë, por nuk kishte metodologjinë e duhur”, tha Dede. /abcnews.al