Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Italia sheh “fantazmat e vjetra”/ “Të Kaltrit” rrezikojnë të mos shkojnë sërish në Kupën e Botës

schedule12:46 - 17 Nëntor, 2025

schedule 12:46 - 17 Nëntor, 2025

Italia, katër herë kampione e botës, nuk mundi të shkonte në finalet e e dy Botërorëve radhazi, dhe kjo kataklizmë mund të përsëritet. Pasi jashtë kupave të botës I lanë Suedia e madje edhe Maqedonia e Veriut, Të Kaltrit shohin se skenari mund të jetë I njëjtë kur të vijë marsi.

Skuadra me emër tepër të madh do të duhet të luajë plej ofin, diçka që ishte thuajse e sigurt që më parë, veçse katastrofa në “San Siro” ndaj Norvegjisë u duk se zhduku edhe atë pak besim në vetvete.

Ndeshja e fundit eliminatore ishte e çuditshme sepse të besuarit e trajnerit Xhenaro Gatuzo e nisën shumë mirë, dhe ishin lart në pjesën e parë.

Kaluan edhe në avantazh falë interistit të ri, Pio Espozito, por pas pushimit shprehimisht “u shkelën me këmbë”.

Njëzetvjeçari Antonio Nusa shkëlqeu me golin e tij të madh, duke ndihmuar më pas Erling Halandin të shënonte dy herë.

Në fund, Larsen fiksoi shifrat 4-1. Nordikët nuk është se bënë shumë më tepër se italianët, shënuan 4 nga 5 gjuajtjet në kuadrat, dhe nuk dihet nëse triumfi I thellë erdhi në radhë të parë për meritë të tyre, apo për dorëzim para kohe të vendasve.

“La Gazeta delo Sport” duket sikur kthen kokën nga ana tjetër, dhe I kushton gjithë kopertinën fitores së Janik Sinerit në Serinë Finale të tenisit në Torino!

Po për Të Kaltrit? Një cep poshtë majtas me titullin: Italia e turpëruar, vërshëllehet në “San Siro”!

Thuajse e njëjta logjikë tek “Il Korriere delo Sport”, që përdor fjalët spanjolle: Vamos për Sinerin, “non vamos” për Të Kaltrit e Gatuzos!

Nga Norvegjia, e përditshmja “Aftenposten” titullon: Halandi u vërshëllye egër dhe u godit e u shty, por në fund vetë italianët u detyruan ta duartrokasin! Yjet I bënë detyrat!

E përditshmja tjetër “Dagbladet” veçon yllin e ri, Antonio Nusa: Është bërë milioner! Efekti Haland u jep talenteve të rinj qindra milionë euro! Italia tashmë do të duhet të presë shortin e 20 nëntorit, dhe të përgatitet që në mars të largojë fantazmat që nuk janë aq të vjetra. Mungesa për të tretën herë radhazi në Botëror do të ishte fatale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!