Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

IGJEO: Priten reshje intensive në qarqet Shkodër Lezhë dhe Vlorë, rrezik për përmbytje

schedule10:04 - 17 Nëntor, 2025

schedule 10:04 - 17 Nëntor, 2025

Ditën e sotme priten reshje shiu në disa qytete të vendit. Ministria e Mbrojtjes, njoftoi se sipas informacionit të përditësuar nga Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO) dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak (SHMU), priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Vlorë.

Sipas IGJEO-s në qarqet Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë dhe Gjirokastër reshjet do të jenë të dobëta deri mesatare, të shoqëruara me shtrëngata.

Në qarqet e tjera parashikohen reshje të dobëta, ndërsa intensiteti pritet të rritet në orët e pasdites. Ndërkohë që ditën e martë, sipas IGJEO-s parashikohen reshje të shtuara në të gjithë territorin e vendit.

Qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër do të përfshihen nga reshje intensive deri lokalisht shumë intensive. Në Lezhë priten reshje intensive. Në qarqet Dibër, Durrës dhe Tiranë reshjet do të jenë mesatare deri lokalisht intensive.

Në qarqet e tjera priten reshje të dobëta deri mesatare. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjithë vendin.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile është e angazhuar në monitorimin, koordinimin e masave parandaluese dhe reagimin në kohë në rast të përshkallëzimit të situatës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!