Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në mbledhjen e përbashkët të kryesisë dhe të ish-grupit parlamentar ka deklaruar se është i mirëpritur kushdo që kundërshton regjimin e Ramës, duke u drejtuar i hapur për të zgjeruar koalicionin opozitar.
“Është momenti që të mirëpresim këdo që kundërshton regjimin e Ramës, që është në opozitë me të dhe kërkon të kontribuoje. Koalicioni ynë duhet bërë më i gjerë, me çdo faktor, për të bërë sa më të shpejtë rotacionin politik”, tha ai.
Po kështu ai tha se brenda janarit PD do kete gati programin ekonomik si dhe draftin për reformën zgjedhore.
Paralelisht ne jemi në përfundim të programit tonë ekonomik për ta nxjerrë vendin nga kriza. PD është kthyer në shpresë për shumicën e qytetarëve. Me qindra te rinj janë afruar pranë PD, pedagoge, mjekë, juristë, profesionistë nga të gjitha fushat që duan të japin kontributin e tyre në ndryshimin e vendit. Sa më mirë të dëgjohet zëri i qytetareve, aq me i fortë do të jetë reagimi ynë. Brenda janarit do të përfundojë hartimi i alternativës sonë, në mënyrë konkrete, me përllogaritje për çdo fushë. Të gjithë duhet ta dinë sot si do të jetë situata e tyre në qeverinë tonë. Objektivi ynë është garantimi i votës së qytetarëve në zgjedhje të lira dhe të ndershme, nisje e negociatave për anëtarësim, zhvillim ekonomik dhe punësim për shqiptarët”,tha Basha./abcnews.al
Lexo edhe:Basha: Në Janar, reforma zgjedhore që i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme